Forcat e Armatosura zbresin në fushë. Jo ën atë të betejës, por ën atë të futbollit. Një skuadër shqiptare e përbërë nga ushtarakë, por edhe vetë ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa do të luajnë të enjten në orën 19 në stadiumin Qemal Stafa një takim me pjesëtarë të NATO-s.

Atashesh ushtarak të vendeve anëtare të paktit të Atlantikut Veriorë do të jenë sfidantët e skuadrës shqiptare.

Gazmend Oketa: “Është një mënyrë për të festuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, por nga na tjetër një mënyrë për të dëshmuar dhe demonstruar se NATO nuk është vetëm thjesht një aleancë ushtarake, por është më tepër se sa kaq. Është një strukturë e cila ka edhe elementë të tjerë dhe pikërisht nëpërmjet kësaj ndeshej futbolli ne do të përpiqemi që të dëshmojmë funksionet e tjera dhe njëkohësisht të tregojmë dhe anën civile të ushtarakëve.”

Kjo do të jetë edh enjë mënyrë sipas ministrit Oketa për të afruar të rinjtë që të bëhen pjesë e forcave të armatosura. Skuadra jonë do të drejtohet nga Perlat Musta i cili do të qëndrojë edhe në portë./tvklan.al