Në qytetin e Beratit ka filluar një aksion disa ditor për pastrimin e mbeturinave. Aksionin e kanë ndërmarrë forcat e KFOR dhe ushtarë të Ministrisë së Mbrojtjes në qytetin e Beratit. Mbeturinat disa vjeçare kanë nisur të pastrohen përgjatë argjinaturës së lumit Osum si dhe në disa pika të tjera të qytetit. Mbi 3000 metër kub dhera, plehra dhe mbeturina të ndryshme ndërtimore janë grumbulluar në mbeturinat e qytetit me makineri mjaft të rënda të cilat ishin vënë tërësisht në dispozicion të këtij aksioni i cili do të vazhdojë në gjithë qytetin muze./tvklan.al