Lajme Arkiva 2003

Një tjetër person i shumëkërkuar ka rënë në duart e policisë gjatë natës. Pas një operacioni të forcave speciale dhe antikrimit është arrestuar në Burrel Pal Kola 25 vjeç, i shpallur në kërkim si autor i 5 vrasjeve dhe anëtar i një bande kriminale.

Kapja e këtij personi është aksioni i tretë brenda pak ditësh me gjetjen e një shumë të kërkuari për vrasje. Ditë më parë u arrestua Luan Murra, personi që vrau babë e bir dhe një efektiv policie në Fushë Krujë.

Ndërsa në Kukës forcat speciale pas një rrethimi ekzekutuan Sali Rexhmatin i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e dy oficerëve policor në Maqedoni. Rexhmati kishte qëlluar në drejtim të forcave speciale në momentin e rrethimit.

Pas këtyre operacioneve për kapjen e 3 të shumë të kërkuarve për disa vrasje, duket se drejtoria e antikrimit të ministrisë së bashku me forcat Renea po përgatisin rrethimin e numrit 1 të personave në kërkim Agim Pepës.

 Arrestimi i tij kërkohet me ngulm nga strukturat e rendit në Ministri dhe në disa rrethe ku mund të ketë vepruar Pepa apo personat që e ndihmojnë./tvklan.al