Në prag të festës së 1Majit, në Veri të Mitrovicës në Kosovë ka filluar ndezja e zjarreve.

Ky zjarr është ndezur duke përdorur gomat dhe ambienti siç shihet në fotografinë e siguruar nga Klan Kosova, nuk duket dhe aq pastër.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë paralajmëruar  ndëshkime për të gjithë ata që ndezin goma, një dukuri kjo mjaft e shprehur në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve – 1 Maj, gjegjësisht ndezja bëhet me 30 Prill në mbrëmje./Klan Kosova