Të paktën 4 persona kanë humbur jetën në lindje të Rumanisë si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin.

Në Rumani, përmbytjet kanë prekur 19 fshatra në tetë qarqe.

Ekipet e emergjencës kanë shpëtuar 95 njerëz në qarqet lindore të goditura rëndë, Galati dhe Vaslui. Kryeministri i Rumanisë Marcel Ciolacu anuloi angazhimet e planifikuara dhe pritet të shkojë në zonat e përmbytura për të vlerësuar pasojat.

Në disa qytete përgjatë kufirit çeko-polak autoritet kanë evakuar banorët për shkak të nivelit në disa lumenj.

Në qytetin kufitar polak të Glucholazy, lumi kryesor rrezikon të dalë nga shtrati ndërsa në Pragë, e cila pësoi përmbytje katastrofike në vitin 2002 punonjësit e emergjencave kanë vendosur barriera nga përmbytjet.

Moti i keq në Rumani vjen pasi disa vende të Evropës Qendrore parashikojnë përmbytje të rënda që do të godasin Republikën Çeke, Poloninë, Austrinë, Gjermaninë, Sllovakinë dhe Hungarinë gjatë fundjavës.

Klan News