Rubin Kazan zhgënjen sërish në Superligën ruse. Pavarësisht se në fushë u aktivizuan të dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Mirlind Daku dhe Marvin Çuni, Rubini nuk arriti të dalë me të paktën një pikë nga përballja me Krylya Sovetov për tu mposhtur 2-0.

Daku ishte sërish titullarë në takimin numër 8-të të këtij sezoni. Gjithsesi, 26-vjeçari i cili ishte i pezulluar në radhët e kombëtares shqiptare për ndeshjet e muajit Shtator nuk gjeti golin, për të qëndruar sërish në kuotën e 5 të tillëve.

Debutim nga stoli për Çunin, që gjeti minuta shumë shpejt te skuadra ruse. Vetëm pak ditë në radhët e Rubinit dhe talenti i sulmit u hodh në fushë në fillim të pjesës së dytë. Megjithatë, dydhëmbëshi kuqezi nuk mjaftoi për t’i dhënë ndoshta edhe një barazim skuadrës së Rubinit që pësoi humbjen e dytë radhazi. Humbje që i mban në mesin e tabelës në kuotën e 10 pikëve.

Klan News