Orët e para të së shtunës ulën sqeparin e një sezoni të gjatë edhe me emocione të emisionit “Njerëz të Humbur”. Një sezon i përfunduar, i cili mban denjësisht cilësorin i suksesshëm me 27 raste të zgjidhura vetëm gjatë gjysmës së dytë të vitit. Rasti më i fundit i zgjidhur qëlloi për fatin e mirë mbrëmjen e fundit të sezonit. Pas rreth 18 vitesh mungesë Bekim Syla rivendosi kontaktet me familjarët e tij. I detyruar të largohet nga Beogradi bashkë me të ëmën dhe të motrën për shkak të atij represionit etnik famëkeq. Ata kishin humbur kontaktet me pjesën tjetër të familjes.

Gjatë këtij takimi të fundit për këtë vit kalendarik me “Njerëz të humbur” u shfrytëzua rasti për një rishikim të disa prej pjesëve më të bukura dhe kulmore, ato momente që kanë ndriçuar me pozitivizëm këtë emision dhe kanë qenë shtysë për të ecur përpara.

“Gëzuar festat dhe ata dalshin shpejt e i gëzofshin familjet e tyre”.

Gazetarja: “Këtu jemi rastësisht në rrugë dhe takuam një zonjë që është halla e Adrian Dukës, një person që ne e kemi gjetur gjatë sezonit të kaluar”.

“Urime! Beni një emision të mrekullueshëm, vazhdoni të jeni ashtu kompakt siç keni qenë”.

“Suksese si fillim. Gëzuar Festat! Dhe ishallah sa më shumë të gjetur. Më ka humbur një person dhe ka 12 vjet që nuk gjendet dhe ka dalë në emisionin “Njerëz të humbur” dhe shpresojmë që ta gjejmë.

Gjithsesi edhe pse një emision tradicionalisht me një kornizë të ngrysur për nga vetë problematika që ngre. Nuk mundi t’i shpëtonte atmosferës festive që gjendet ngado. Disa grimca nga prapaskenat e atyre çasteve pikante gjatë punës së redaksisë, ishin  edhe dhurata e “Njerëz të Humbur” për teleshikuesit e saj./tvklan.al

Gazetare: Lori Pyze