E gjithë vija bregdetare e plazhit të Durrësit është mbipopulluar.

Të huajt dhe vendasit vlerësojnë kushtet e mrekullueshme që ofron ky bregdet, teksa shijojnë detin dhe diellin në këto ditë të nxehta Gushti.

Operatorët turistikë thonë se me fillimin e Gushtit numri i rezervimeve është rritur ndjeshëm, duke arritur nivele rekord.

Hoteleritë dhe strukturat akomoduese janë të mbushura me turistë, të cilët kanë zgjedhur Durrësin si destinacionin e tyre të preferuar për pushime.

Klan News