Një vatër zjarri masive u shfaq këtë të shtunë në fshatin Kurqele të Njësisë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit. Për shkak të erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi duke iu afruar banesave.

Flakët kanë djegur disa varreza, ndërsa është bërë ndërhyrje e shpejtë nga ana e forcave zjarrfikëse, Shërbimit Pyjor, të administratës së Bashkisë së Klosit.

Për të ndjekur nga afër situatën në terren ishte edhe Kryetarja e Bashkisë Klos Valbona Kola e cila tha se falë angazhimit të të gjithëve është bërë e mundur shmangia e dëmeve të mëdha dhe rrezikut të djegies së banesave.

Kola ju bëri apel banorëve të tregohen të kujdesshëm në këto ditë të nxehta dhe të mos bëhen shkak për shkaktimin e zjarreve, pasi dëmi është në të keqe të të gjithëve.

Flakët kanë djegur jo vetëm masivin pyjor me dushqe, por edhe vreshta të banorëve të zonës si në pemtari e rrush. Kjo është hera e parë që në këtë zonë është shfaqur vatër zjarri ndërsa policia e cila ka nisur hetimet pritet të gjejë shkakun e vërtetë të rënies së zjarrit.

Klan News