Fundjava parashikohet të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm. Ndryshe nga e Premtja që do mbizotërojë dielli e shtuna pritet të sjellë vranësira të cilat do të gjenerojnë edhe reshje shiu.

Hakil Osmani: Gjatë ditës së shtunë do të kemi vranësira të shumta që në orët e para të mëngjesit, por pjesa e dytë do t’i shtojë vranësirat në të gjitha vendin tonë, duke bërë që të kemi edhe rishfaqje të reshjeve të para të shiut. Kryesisht, reshjet do të jenë shtrirjen lindore dhe pjesërisht dhe zonat qëndrore dhe jugore pritet që t’i kenë prezente reshjet e shiut dhe herë pas here dhe në formën e rrebesheve.Përsa i përket ditës së dielë, do të vijojë të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të kemi prezente vranësirat e dendura. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke bërë që të gjenerojnë reshje të izoluara të fokusuara në zonat malore, por sigurisht që edhe pjesa tjetër e territorit do t’i ketë prezente reshjet e shiut.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje.

Hakil Osmani: Vlerat minimale në qytete e zonave malore të jenë 10 gradë Celsius, ndërsa maksimumet të regjistrohen edhe 29 gradë Celsius. Dita e dielë pritet të kemi rënie të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet të zbresin në 27 gradë Celsius në rang territori.

Edhe java e fundit e muajit Maj do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme të motit, pritet të ketë edhe vranësira me reshje të pakta shiu. 

Klan News