Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Furgonët e Kamzës bllokojnë trafikun. Në një nga kryqëzimet më të ngarkuara në Tiranë dhe pikërisht pas Bankës Kombëtare ku degëzohen Rruga e Kavajës me Rrugen e Durrësit disa furgone rreshtohen në pritej të pasagjereve. Por vendi ku ata parkohen në pritje të pasagjerëve bllokon totalisht trafikun.

Përveç kësaj furgonët bllokojnë dhe kalimin e këmbësorëve. Drejtuesit e automjeteve ankohen pasi furgonët e Kamzës ua bënë atyre më të vështirë qarkullimin duke penguar dhe pamjen e semaforit. Ndaj për këta furgonët e Kamzës duhet gjetur një zgjidhje nga Bashkia. Furgonët duhet të presin në periferi.

Qendra e Tiranës që aktualisht duket si një park makinash duhet të ndryshoj pamje dhe këtu. Edhe shoferet e autobuzeve të linjave të kryeqytetit ndihen të bezdisur pasi furgonet i marrin pasagjeret por dhe u zenë vendqendrimet e tyre. Ndaj ndryshimi i vendit për furgonët e Kamzës, do të lironte më tepër qarkullimin por dhe pamjen e qendrës së qytetit./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj