“I lumtur që po vij në Shqipëri për dy koncerte njëri pas tjetrit…”

Këngëtari grek me famë botërore, Konstantinos Argiros, një prej më të preferuarve edhe nga shqiptarët, është rikthyer në Shqipëri këtë të premte.

Në mbrëmje, ai do të mbajë një koncert në Spectapolis në ambientet e stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë, bashkë me orkestrën e tij që e ndjek kudo.

Do të sjellë për publikun kryeqytetas këngët më të bukura të repertorit të tij, të njohura gjerësisht në Shqipëri. 

Këngëtari i disa hiteve, nuk do ta mbyllë me kaq vizitën në Shqipëri.

Të shtunën, në datën 24 gusht do të kulmojë me një performancë spektakolare edhe në lokalin e njohur “Sin”, në Green Coast.

Një surprizë nga “Sin” për pushuesit që kanë zgjedhur të kalojnë në këtë rezort pushimet e verës, por jo vetëm.

Mundësinë për ta ndjekur Konstantinos Argiros në “Sin” Green Coast do ta kenë të gjithë ata që duan të dëgjojnë live repertorin e tij të pasur.

I njohur si një nga këngëtarët më të suksesshëm grek të gjeneratës së tij, Konstantinos Argiros vjen për herë të dytë në Shqipëri, pas koncertit që ai mbajti në janar të viti 2023 në Tiranë, i cili u ndoq nga një publik i gjerë.

Tv Klan