Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Edi Rama i ka zhvendosur sot takimet elektorale në njësinë nr.8, ku rikandidon për kryetar minibashkie Genc Tafaji. Numri i madh i vullnetarëve që vazhdon të regjistrohen pranë stafit tonë, tha Rama, tregon mbështetjen që ne kemi tek elektorati i kryeqytetit.

Edi Rama:- “Ndoshta është rasti i duhur, për të vënë në dukje se shumë premtime ekstravagante po dëgjojmë, natyrisht janë pjesë e asaj nevoje për të qeshur, që ia kemi lënë kundërshtarëve tanë ta plotësojnë gjatë kësaj periudhe, ku ne kemi filluar dhe do vazhdojnë me procesin e regjistrimit të vullnetarëve, duke u përgatitur seriozisht që gjatë gjithë periudhës, nga 12 Shtatori deri 12 Tetor të mbulojmë të gjitha zonat e kryeqytetit, me bashkëbisedime nga afër me njerëzit dhe të shpjegojmë se çfarë mund realisht dhe seriozisht të bëhet në tre vitet e ardhshme”.

Kryebashkiaku aktual i Tiranës, nuk ka nguruar t’ju tërheqë vëmendjen dhe gazetarëve, të cilët sipas tij duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos ngatërrojnë fjalimet e kandidatëve me njëri-tjetrin.

Edi Rama:- “Dëgjova dje psh. që një televizion i shquar tha, që unë prezantova programin tim dhe mos ngatërroni fletët e kandidatëve kur lexoni kronikat”./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka