Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Pas zgjedhjeve të së martës, Presidenti Amerikan Bill Klinton, zgjodhi dje lagjet më të vështira të Nju Jorkut, Bronksin dhe Harlemin, për të bërë fushatë në favor të zëvendësit të tij Al Gore. Përpara mijëra përkrahësve, Klinton tha, duke qeshur se po të kishte qenë një muzikantë më i mirë, sot do të ishte në ndonjë klub dhe jo në Shtëpinë e Bardhë. Më pas Klintoni sulmoi zgjidhjet ekstremiste që ofrojnë republikanët dhe vuri në lojë, programin e Bushit bazuar vetëm në uljen e taksave.

Ndërsa republikani Xhorxh Bush, bëri sot një përpjekje të fundit që të mund ta mbante shtetin e Floridës në favor të tij, që fitorja të mos i shkonte Al Gorit. Gjatë fushatës Bushi u përpoq përsëri të bindte popullsinë e moshuar të këtij shteti, se plani i tij që ka të bëjë me reformimin e sigurimeve shoqërore është më i mirë se ai i Al Gorit./tvklan.al