Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Rreth një javë para zgjedhjeve për presidente të SHBA-së, në krye të sondazheve ndodhet kandidati republikan Xhorxh Bush i riu. Bush kishte humbur pikë pas një gafe të bërë në një miting, ku pa e ditur se është hapur mikrofoni cilësoi me fjalë fyese një gazetar. Po ashtu ai doli i mundur nga debati i parë me rivalin e tij Al Gore.

Nga ana tjetër kandidati demokrat Al Gore, kritikoj ashpër deklaratën e republikanit Bush për tërheqjen e trupave amerikane nga kontingjentet paqeruajtëse në Kosovë. Al Gore, tha se guvernatori i Texas-it është amator në politikën e jashtme. Sidoqoftë sot Xhorxh Bushi i ri është deri në 8 pikë në sondazhet paraprake./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame