Portieri i Chelsea, Kepa Arrizabalaga ka firmosur zgjatje të kontratës edhe për një vit. Në vazhdim, ai iu bashkua Bournemouth në formë huazimi për sezonin 2024/25.

Kepa do të luajë edhe një vit larg bluve të Londrës, pasi e ka kaluar sezonin 2023/24 në formë huazimi te Real Madrid, duke i ndihmuar ata të fitojnë La Liga dhe Ligën e kamionëve.

Me Chelsea që ka blerë disa portierë të rinj në vitet e fundit, Kepa nuk konsiderohet më i nevojshëm. Ai gjatë merkatos së verës kishte qenë në kërkim të një ekipi të ri.

Ai kishte shpresa për t’u rikthyer në “Benabeu”, por nisur nga rikthimi i Tibo Kurtua dhe ngritja e Andrij Lunin, “Galaktikët” nuk i bënë një ofertë për të nënshkruar me të.

Nisur nga kjo, 29-vjeçari vendosi të kthehet në Premier League, ku do të luftojë kapitenin e klubit Neto për vendin e titullarit.

Nisur nga fakti se kontrata e Kepës me Chelsea do të skadonte në verën e vitit 2025, ai nënshkroi një zgjatje njëvjeçare të kontratës, për të ruajtur vlerën e rishitjes.

Kepa kishte hyrë në vitin e fundit të kontratës së parë me blutë, që firmosi për shtatë pasi u bashkua nga Athletic Club në 2018.

Klauzola e tij e shitjes shkon ën 80 mln euro. Deri më sot mbetet portieri më i shtrenjtë nga të gjithë.

Te Chelsea, Kepa ka bërë 163 paraqitje për klubin, ndërsa ka luajtur 13 herë edhe në kombëtaren spanjolle.

Klan News