Jadon Sancho pritet të vazhdojë karrierën te Chelsea. Raportimet e fundit nga mediat britanike, bëjnë me dije, se marrëveshja mes klubit londinez dhe Manchester United është shumë afër.

Trajneri Enzo Marseca, e pëlqen shumë sulmuesin anësor dhe i ka kërkuar drejtuesve t’ia afrojnë në skuadër.

Marrëveshja është në hapat e fundit dhe pritet të mbyllet në orët e ardhshme. Në fillim u përfol për një kalim të Sterling te Manchester United, por kjo nuk do të ndodhë.  Në orët e fundit, Sterling është lidhur me një kalim të mundshëm tek Arsenali.

Sancho ishte një dëshirë e Juventusit prej kohësh, me italianët që provuan transferimin, por nuk arritën dot një akord. Bardhezinjtë janë tërhequr nga gara për sulmuesin anglez dhe i kanë lënë rrugën të lirë Chelsea-t. /tvklan.al