Mbi 30 ekipe të Klan Kosovës janë shpërndarë në gjithë Kosovën për të mbuluar zgjedhjet e kësaj të diele.

Të gjitha ekipet janë duke sfiduar temperaturat e ulëta që po mbizotërojnë në këtë ditë zgjedhjesh në vend, njofton Klan Kosova

Gazetari Kushtrim Bekolli, ka gjetur një mënyrë interesante që të sfidojë të ftohtit teksa raporton nga komuna e Skenderajt.

Bekolli, në lidhje direkte paraqitet me një bluzë me mëngë të shkurtra teksa demonstron se i ftohti ia ka ngrirë kafen dhe lëngun që ishte duke pirë jashtë./klankosova