Elisa Spiropali si kryeparlamentare dhe ministrat e rinj u votuan nga deputetët pas një seance kaotike parlamentare.

Jashtë Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se ministrat e rinj të emëruar në detyrë (Lexo më shumë) janë të diktuar nga krimi.

“Nga sot sigurisht që krimi i organizuar është edhe më i fuqishëm në qeverisjen e vendit. Në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka diktuar Edi Ramës tre emërimet e reja në kabinet. Individë anonimë që ishin keqpërdorur në pozicionet e tyre administrative nga grupet më të fuqishme kriminale të qarkut të Durrësit, u emëruan nga deputetët socialistë”, tha ai.

Sa i përket votimit të Elisa Spiropalit si kryetare Kuvendit (Lexo më shumë), për Bardhin kjo nuk përbën ndonjë ndryshim.  

“Nuk bën dallim kush është në krye të kuvendit, Lindita Nikolla po Elisa Spiropali. Janë të dyja njëlloj. Për ne në krye të kuvendit është Edi Rama. Spiropali do të vijojë dhunimin e Kushtetutës, dhunimin e rregullores për të mbrojtur interesat kriminale korruptive të qeverisjes së Ramës”, tha ai./tvklan.al