Lajme Arkiva 2004

Kushtet teknike jo të mira në minierën e Bitumit Selenicë njihen edhe nga sindikalistët. Ata shprehen se situata në minierën e vjetër është konstatuar edhe nga inxhinieri i cili ka bërë inspektimin e zakonshëm. S’ka ajrosje, shprehet Kalaja e përgjegjës përveç firmës janë ata që nuk sinjalizuan për situatën e brendshme.

Gëzim Kalaja: “Atje është aplikuar një ajrim i tillë i cili nga tubi që merrte ajër të komprimuar , çekiçi pleumatit për të rrëzuar materialin, me atë bëhesh dhe ajrimi i frontit. Si pasojë e kësaj, sipas informacioneve që ka Sindikata e Pavarur e Minatorëve nëpërmjet Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Selenicës, fronti ku kanë punuar minatorët në ditën e ngjarjes së aksidentit ka qenë një galeri  braktisur prej kohësh, me prezencën jo vetëm të gazit Metan, por dhe të gazit karbonik, kështu që gazmatësi i cili  ka bërë matjen  e gazit para se punëtorët të hyjnë në punë, ka informuar strukturat përkatëse dhe drejtuese të minierës dhe e ka bërë prezentë prezencën e gazit metan në frontin e punës ku kanë shkuar minatorët për të punuar”.

Por version ndryshe vjen nga Shoqëria Bitum e Selenicës, sistemi elektrik, ai ventilimit dhe teknik ka funksionuar normalisht. Këto i dëshmon sipas tyre edhe një procesverbal i firmosur nga minatorët. Ngjarja nuk ndodhi për mosfunksionim teknik, por nga  rrethana natyrore thuhet ne deklaratën e Shoqërisë së Bitumit Selenicë.

Ndërkohë që në Spitalin e Djegieve Plastike në kryeqytet, i vetmi që gjendet është jashtë rrezikut për jetën. Mjeku konfirmon përmirësimin e gjendjes së 35-vjeçarit.

Mjeku:“Nuk bëhet fjalë për komplikacione, gjendja aktuale është e stabilizuar dhe mendojmë se nuk do të ketë ndonjë problem, për jetën jo e jo, por do të shërohet, do të bëhet mirë. Tani ka periudhën e vetë edhe djegia që do të shkojë”.