Futbolli i femrave në Gjermani po rritet dhe kjo po ndjehet edhe në mënyrë konkretë. Kjo u bë e qartë edhe këtë të martë.

Mbi 3,600 tifozë erdhën për të parë një ndeshje miqësore të ekipit të femrave të Bayern-Juventus ndeshje që u zhvillua në parkun sportiv Unterhaching. 

Prania e tifozëve të shumtë është një nxitje e madhe për futbollin e femrave. Megjithatë përsa i përket kampionatit mbetet një ndjenjë e pakëndshme, pasi klubi i Bayern nuk mund të kënaqë të gjithë tifozët.

Shitja e biletave për ndeshjet më të mira po bëhet gjithnjë e më shumë një sfidë edhe për tifozët.

Biletat për ndeshjen në shtëpi në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë kundër Eintracht Frankfurt në muajin Mars u shitën plotësisht pas më pak se dhjetë minutash.

Kërkesa për abonime gjithashtu vazhdon të rritet. Klubi po mendon seriozisht që të zgjerojë kapacitetin e stadiumit ku zhvillohen ndeshjet e femrave.

Sa për kronikën ndeshja me Juventus përfundoi pa gola. Futbolli gjerman në të gjitha kategoritë e veta ka disa vite që shënon rekord për praninë e tifozëve në stadium.

Klubet ndjekin politika korrekte për vendosjen e çmimeve si dhe vazhdimisht organizojnë promocione dhe oferta.

Tv Klan