Mes emocioneve dhe drithërimash, Gjermania rrëmben medaljen e artë në stafetën e përzier Olimpike të triathlotit. Një garë që i dhuroi të gjitha në të tre kategoritë e saj.

Për stafetën e përzier, çdo garues noton 300 metra në lumin Sena, nget biçikletën për 6.8 kilometra dhe vrapon me 2 mijë metra. Laura Lindemann ishte ajo që kishte merita të veçanta, pasi ishte e fundit në garë dhe lë pas krahëve kundërshtarët.

Gjermania mposhti Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, me pozitat e ulëta të podiumit që u vendosën falë foto-finishit. Në dukje ishin britanikët ata që festonin medaljen e argjendtë, por më pas vendi i dytë shkoi për SHBA. Plot 14 ekipe morën pjesë në disiplinën e triathlotit në ekipin e përzier, me diferencat që ishin të vogla.

Gjermania mori të artën falë kohës 1 orë 25 minuta e 39 sekonda, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë u rendit respektivisht ekipi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i Britanisë së Madhe me vetëm një sekondë vonesë.

Klan News