Skuadra e refugjatëve në Lojërat Olimpike siguroi medaljen e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në këtë aktivitet.

Cindy Ngamba e larguar nga Kameruni në moshën 11-vjeçare arriti gjysmëfinalen në peshën deri 75 kilogramë falë fitores ndaj francezes Davina Michel.

Ngamba ka të sigurt të paktën bronzin në olimpiadën e Parisit. Ajo ka statusin e refugjates në Britaninë e Madhe.

Skuadra e refugjatëve është pjesë e Lojërave Olimpike prej Rio 2016.

Ky ekip i veçantë i krijuar për të kthyer vëmendjen te kjo plagë globale në Paris 2024 ka pjesëmarrjen më të madhe me 37 sportistë.

Tv Klan