Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, konsideron se duhet të hiqen masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës por sipas tij gjithçka varet tani e tutje nga takimi që do të mbahet në Bruksel.

“Ky është një diskutim që duhet bërë në Bruksel, ne do të duhet të shohim mirë se çfarë do të vendosin. Tani është në dorën e shteteve anëtare, mendoj se i posaçmi  i BE-së, për dialogun, ishte dje në Kosovë, ai dha mendimet e tij, masa duhet të hiqen, të shohim se çfarë vjen”.

Ambasadori citoi edhe vizitën e emisarit për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, i cili takoi zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Emisari Lajçak vizitoi Prishtinën dhe Beogradin këtë javë për të diskutuar rifokusimin në procesin e normalizimit dhe se çfarë hapa duhet të ndërmerren tutje.

Me të dyja palët ka diskutuar për përshpejtimin e Marrëveshjes Bazike, por edhe për çështjen e Planit të Rritjes.

Tv Klan