Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi thotë se komisioni i posaçëm parlamentar ka dështuar dhe e drejta e vetos u përdor si kundërvënie midis dy partive të mëdha. Reforma elektorale,, sipas Gjinushit, i mbetet detyrë parlamentit.

Skënder Gjinushi: “PS-ja me PD-në që morën veton e përdorën vetëm kundër njëra-tjetrës madje e përdorën edhe kundër atij që ua bekoi këtë veto, ambasadorit të OSBE-së dhe komisioni tani është “në mbarim” të punës së vet që s’punojnë hiç, siç ndodhi edhe më parë. Loja politike kërkon ose i imponon PD-së bllokimin. Kjo është dhe mbrapshtësia dhe çorientimi që ka opozita shqiptare, fatkeqësisht kështu që ajo që bëhet pastaj pjesë formalisht apo jo në hartimin e reflektimit të këtyre rekomandimeve është punë e saj, por politikisht dhe me gjithë deklarimet ajo është pjesë. Pra, mjafton që kuvendi t’i qëndrojë asaj çka kërkojnë organizmat ndërkombëtarë. Mazhoranca është e gatshme të votojë rekomandimet siç janë, të reflektohen në formë amendamentesh dhe t’i votojmë dhe nuk mund të shpreh asnjë vullnet tjetër më të mirë. Çdo gjë pastaj që del jashtë këtyre rekomandimeve dhe fabrikohet në kulisa, kuptohet që s’mund të ketë mbështetjen e mazhorancës dhe kupohet që s’kanë të bëjnë me reformën, kanë të bëjnë me antireformën dhe me bllokimin.” /tvklan.al