Gjykata e Faktit e Durrësit vendosi masën e sigurisë “burg pa afat” për korrierët e drogës E. B. dhe kushëririn e tij J. B. Tre ditë më parë në automjetin e tyre tip Nissan Almera u gjetën të fshehura 11kg heroinë e pastër dhe kjo në momentet që të dy personat po niseshin drejt Italisë. Gjatë seancës prokurori Artan Madani nënvizoi faktin se ndaj dy shtetsave nga kryeqyteti ekzistojnë dyshime të bazuara në prova dhe ata akuzohen për veprën penale të trafikut ndërkombëtar në bashkpunim. Nga ana e tyre dy kushërinjtë nga kryeqyteti nuk e pranuan akuzën duke deklaruar se nuk kishin asnjë dijeni për lëndën narkotike të fshehur në shasinë e makinës dhe në serbrator. Vetëm gjatë 4 muajve të parë të këtij viti në Portin e Durrësit janë bllokuar mbi 50 kg heroinë aziatike dhe ka filluar procesi gjyqësor ndaj të gjithë korrierëve të drogës. Me këto çështje po merret tani një grup i posaçëm kundër krimit të organizuar në prokurorinë e rrethit. /tvklan.al