jykata e Lartë do të marrë nën shqyrtim padinë e zonjës Xhoana Nano kundër deputetit Nikollë Lesi. Ai akuzohet nga bashkëshortja e kryeministrit për shpifje dhe fyerje publike e konsumuar kjo, sipas paditëses, nëpërmjet disa artikujve të gazetës “Koha Jonë”. Kolegji prej 5 gjyqtarësh u mblodh në një seancë ku nuk janë lejuar kamerat dhe ku merrnin pjesë avokatja e zonjës Nano Evelina Qirjako dhe prokurori Artur Selmani. Nuk kanë qenë të pranishëm deputeti Lesi dhe avokatja e tij.

Megjithatë, seanca e parë ku pritej të lexohej padia dhe kërkesat paraprake u shty pasi një nga anëtarët e kolegjit mungonte për arsye shëndetësore. Për këtë arsye kryesuesi i seancës Spiro Spiro e ka shtyrë atë për një muaj më vonë në datën 15 korrik. Pesçja e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë do të vendosë në përfundim të procesit, nëse do t’i kërkojë ose jo Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit të deputetit, botuesit, Nikollë Lesi, i cili, sipas paditëses, ka konsumuar kundravajtje penale. Fakti që zoti Lesi është deputet bëri që padia të shqyrtohej nga Gjykata e Lartë e cila ka kompetencat e duhura për personat që gëzojnë imunitet. /tvklan.al