Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gjykata liron nga paraburgimi punonjësen e arkës së bashkisë së Laçit, e cila u akuzua për vjedhjen e disa milion lekëve. Prokurori i çështjes kërkoi lirimin e Gj. D. dhe vendosjen e masës së sigurisë, detyrim paraqitje, masë e cila u la në fuqi nga gjykata. Shuma e vjedhur rezulton të jetë sipas hetimeve të para rreth 2 milion lekë.

Vetë e akuzuara që punonte si arkëtare në këtë institucion, ka dorëzuar një ditë pas grabitjes gjysmën e shumës, për këtë rast kryetari i bashkisë së Laçit Bardh Rica, tha në një konferencë shtypi, se përgjegjës për këtë grabitje janë edhe persona të tjerë, pasi arka nuk mund të hapej nga një apo dy autorë.

Grabitësit kanë arritur të thyejnë dy porta prej hekuri dhe një prej druri. Zoti Rica tha, se pavarësisht kësaj, bashkia kishte marrë mast për ruajtjen e objektit, duke siguruar dyer, duke vendosur roje etj. Së shpejti pritet të merren masa edhe për punonjës të tjerë të bashkisë, të cilët dyshohet se mund të jenë përgjegjës, për hapjen e arkës./tvklan.al