Lajme Arkiva 2003

Pas ngjarjeve të ndodhura dy ditët e fundit në qytetin e Laçit ndaj shpërthimeve me tritol, ka reaguar Këshilli Bashkiak në një mbledhje të jashtëzakonshme në prani edhe të zëvendës të përgjithshëm të policisë së shtetit Pjerin Ndreu, drejtorit të Policisë Kriminale në Ministrinë e Rendit Sokol Bizhga si edhe të deputetit të Partisë Demokratike Pal Dajçi.

Kryetari i Bashkisë së Laçit Bardh Rica ka kërkuar me forcë vëmendjen e policisë për qytetin e Laçit në mënyrë që të rriten më tepër patrullimet e forcave blu gjatë orëve të natës si edhe të intensifikohen kontrolle për armëmbajtje pa leje mjafton të ketë informacione.

Kjo kërkesë ndaj uniformave blu të shtetit është ngritur edhe nga këshilltarët socialistë të Laçit të cilët e kanë vlerësuar si shumë të rëndë situatën më të fundit pas dy shpërthimeve të tritolit në qytet. Këshilli bashkiak ka dalë më një deklaratë të përbashkët duke kërkuar përgjegjshmëri të plotë të policisë për të vepruar në mënyrë që situata të tilla të mos rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Ndërsa drejtori i policisë së shtetit Pjerin Ndreu ka kërkuar pas takimit me përfaqësuesit e policisë së qytetit zbardhje të menjëhershme dhe kapje të autorëve./tvklan.al