Lajme Arkiva 2003

37 banorë në Laç kanë mbetur pa një strehë mbi kokë dhe jetojnë në çadra pasi zjarri dogji apartamentin ku jetonin. Për fatin e tyre deri tani nuk është kujtuar askush.

Prefektura ka shpërndarë nga një thes me miell dhe pak ndihma ushqimore për secilën nga familjet e dëmtuara, ndërsa në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak u vendos për të dhënë një ndihmë prej 100.000 Lekësh për secilën familje.

Nga ana e tij kryetari i bashkisë Bardh Rica, shprehet se KESH-i duhet të dëmshpërblejë shtëpitë e shkrumbuara pasi zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

Bardh Rica: Ekspertiza e MKZ-së pranë policisë nxjerr si shkaktare elektrikun. Elektriku nuk furnizohet me energji elektrike në qytetin Laçit dhe në ato raste ku e sjell e sjell me luhatje të theksuara të tensionit dhe ka krijuar hark elektrik dhe ka djegur këto banorë.

Nga ana e tyre kryefamiljarët e mbetur të pastrehë janë shprehur se do ti drejtohen gjykatës për të kërkuar dëmshpërblim nga korporata elektrike Laç. Ndërsa vetë KESH mohon të ketë dijeni mbi shkakun e zjarrit në këtë apartament. Gjithashtu sipas përgjegjësit të elektrikut deri më tani në zyrat e tyre nuk ka mbërritur asnjë ankesë nga qytetarë të dëmtuar./tvklan.al