Lajme Arkiva 2003

Gjykata e Rethit të Elbasanit ka nisur procesin me një pjesë të dosjeve për skandale financiare nga disa drejtues të uzinave dhe fabrikave të kombinatit metalurgjik në Elbasan. Likuidatori i uzinës 12 dhe asaj të Nikël-Kobaltit Petrit Hamzillari u ndëshkua me gjobën prej 8.5 milionë Lekësh për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Disa ditë më parë Prokuroaria e rrethit të Elbasanit deklaroi se ky ish punononjës kishte shitur pajisje të uzinës me një çmim të vendosur sipas dëshirës së tij. Në këtë mënyrë ai mendohet ti ketë kushtuar buxhetit të shtetit një dëm prej 16 milionë lekësh. Edhe Ministri i Industrisë dhe Energjetikës Viktor Doda  në qershor të vitit të kaluar depozitoi një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës kundër ish punonjësit Hamzillari.

Ai është vetëm njëri nga disa anëtarë të dosjes të quajtur metalurgjiku të cilat përfshijnë çështje të  skandaleve financiare në shuma të mëdha./tvklan.al