Lajme Arkiva 2003

Në seancën e ardhshme të çështjes për trafikun ndërkombëtar të heroinës do të dëgjohen biseda telefonike të të pandehurve Arben Grori dhe Agron Tresa të përgjuara nga autoritetet italiane. Në seancën e radhës prokuroria ka përfunduar leximin e transkriptimeve të këtyre bisedave.

Ato janë regjistruar tashmë në kompakt-disc të cilat do të dëgjohen në sallën e gjyqit. Kjo është një nga provat kryesore me të cilën prokuroria shqiptare pretendon tog vërtetoj akuzën ndaj Grorit dhe Tresës. Sipas transkriptimeve të lexuara deri më tani rezulton se pak ditë pas përgimeve të kryera policia italiane ka rënë në gjurmët e sasisë së heroinës për të cilën kanë folur të pandehurit.

Gjatë bisedës ajo njihej prej tyre me emra të koduar. Marrja e përgjimeve si provë është kundërshtuar nga avokatët mbrojtës. Ata pretendojnë se janë regjistruar në Itali me kaseta dhe hedhja e tyre në kompakt-disc është bërë pa lejen e gjykatës.

Megjithatë kryetari i seancës ka vendosur që bisedat të dëgjohen fillimisht në sallë ashtu siç u veprua me përgjimet e çështjes “Kokaina” dhe pastaj të vendoset për marrjen ose jo si provë të tyre.

Akuza shqiptare e cila i ka siguruar provat nga drejtësia italianë pretendon se gjatë këtyre bisedave është folur edhe për një vepër të rëndë penale të kryer në Shqipëri dhe që ka lidhje me konfliktet mes anëtarëve të organizatës së drogës për trafikun e heroinës./tvklan.al