Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Gjyqi ndaj tre ish-bossëve të firmës rentiere Gjallica është zhvendosur sot nga Gjykata e Faktit Tiranë në godinën pranë Bankës Tregtare, ku kanë zyrën grupi i administratorëve të pasurive të Gjallicës. Seanca është zhvilluar normale dhe në prezencë edhe të të pandehurës të vetme Shemsie Kadria, ku është bërë një për një depozitimi i dokumenteve shkresore për pasuritë e paluajtshme të ish-firmës Gjallica.

Pamundësia për të lëvizuar një volum të madh dokumentacioni për në gjykatë, si dhe rëndësia e këtyre shkresave, ka detyruar trupin gjykues të vendoset në ambientet e zyrës së administratës të grupit të transparencës, për pasuritë e firmës Gjallica./tvklan.al