Shtyhet seanca gjyqësore e Urës Vajgurore. Sot në Gjykatën e Faktit në Tiranë ka vazhduar seriali i shtyrjes së seancave gjyqësore. Kësaj rradhe për shkak të mungesës së prokurorit të çeshtjes ndërkohë që të akuzuarit dhe gjyqtari prisin më kot. Dosja e Ures Vajgurore ku si të pandehur ndodhen pronarët e vilës së famshme të urës njerezit besnike te tyre fillimet i ka me ngjarjen e Qershorit ’97 ku humbën jetën 5 policët e Komisariatit të Beratit.

Pas një kohe të gjatë kërkimi nga Policia, pronarë të vilës së shkatërruar nga predhat dhe tanket dhe njerëzit besnik të tyre, janë arrestuar dhe u janë përcjellë Drejtësisë. Në Gjykatën e Tiranës ku po zhvillohet ky proces deri tani nuk ka pasur ndonjë zhvillim të madh edhe pse faktet e dëshmitarët janë të shumtë. Edhe sot mungesa e Prokurorit të çeshtjes që është i Prokurosisë së Beratit, u bë shkak i shtyrjes së seancës gjyqësore vetëm 5 minuta pasi kishte filluar./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj