Pa Kjurin dhe Grinin të disponueshëm, Golden State humbi kundër Minesotës me rezultatin 119-99. Ky është dështimi i tretë në katër takimet e fundit për Uariors, që i largohet vendit të parë. Për Minesotën ky është sukesi i 21 në këtë sezon dhe i largohet zons play-of.

Nga humbja e Golden State përfitoi Feniks që vazhdon kryesimin në Konferencën e Perëndimit. Sans shkatërruan Pistons me rezultatin 135-108 në transfertë. Për ekipin nga Detroit, kjo është humbja e 32 e sezonit. Në parket u dallua Buker, që shënoi 30 pikë për fituesit. Ky është suksesi i tretë radhazi për Sans, ndërsa shkojnë në total në 33 fitore. Performanca më e mirë e një skuadre deri më tani në NBA. Ndërsa Pistons pësuan zhgënjimin e 32 në këtë sezon. Me keq se sa ata, ka bërë vetëm Orlando.

Pas katër humbjeve zhgënjyese, Utah kthehet te fitorja, duke mundur 125-102 në transfertë Denverin. Utah dominoi në periodën e katërt, duke realizuar 34 pikë dhe siguroi një fitore thelbësore për të konsoliduar vendin e tretë në Konferencën e Perëndinit. Për Denverin kjo është humbja e 20 në këtë sezon.

Në takimin tjetër të NBA, Hjuston mundi Sakramenton 118-112. Kings humbasin pas dy fitoreve radhazi, ndërsa për Rokes, ky është triumfi i dytë në tri ndeshjet e fundit.

Klan News