Kampionët e Milwaukee tregojnë dhëmbët, fiton dhe Golden State

Ka nisur me spektakël sezoni i ri në NBA. Milwaukee Bucks, kampionët në fuqi, kanë mposhtur 127-104 Brooklyn Nets, rivalët kryesorë për të fituar titullin në Konferencën e Lindjes dhe kanë shpallur menjëherë kandidaturën si skuadra pretendente për fitimin e titullit të madh edhe këtë sezon. Me 32 pikë të shënuara Antetokounmpo, ka qenë më i miri i takimit, ndërsa Middleton dhe Connaughton kanë shënuar nga 20 pikë. Nets-ave nuk iu mjaftojnë 30 pikët e Durant dhe 20 pikët e Harden për të fituar këtë sfidë.

Edhe Golden State i jep mesazhin e vet me zë të lartë NBA: dinastia nuk ka përfunduar akoma. Djemtë e Steve Kerr fitojnë 121-114 përballë Los Angeles Lakers, që nuk arrijnë të festojnë me fitore debutimin e “tre të mëdhenjve”, Westbrook, LeBron James dhe Anthony Davis.

Përveç Curry që regjistroi “Triple Double” (21-10-10) edhe Poole me 20 pikë ka lënë shenjën e vet në këtë sfidë. LeBron shënon 34 pikë, ndërsa Davis 33, por nuk mjaftojnë që Lakers të fitojë.

Klan News