Gjashtë fitore në këtë sezon për Warriors, Raptors marrin suksesin e pestë radhazi

Golden State mundi Charlotte Hornets me rezultatin 114-92 dhe mori fitoren e gjashtë në shtatë takime në këtë sezon.

Jordan Paul udhëhoqi Warriors duke shënuar 31 pikë, ndërsa Curry dha kontributin e tij në këtë sukses me 15 pikë, 8 ribaunde dhe 9 asiste.

Për Hornets u dallua Bridges me 32 pikë dhe 9 ribaunde. Ndërsa Lamelo shënoi 14 pikë, 5 ribaunde dhe 8 asiste.

Kjo është humbja e katërt për skuadrën e Charlotte nga Karolina e Veriut.

Pavarësisht mungesave, Filadelfia mundi Chicago Bulls me rezultatin 103-98.

Seth Curry kontribuoi në këtë fitore duke shënuar 22 pikë, ndërsa Embiid realizoi 18 pikë, 9 ribaunde dhe 7 asiste.

DeRozan nuk mjaftoi për Bulls edhe pse shënoi 37 pikë, 10 ribaunde. Për të, ndeshja e tretë radhazi me +30 pikë.

Filadelfia mori fitoren e 6 këtë sezon, ndërsa Çikago pësoi  humbjen e dytë.

Në takimet e tjera, Nets mundi Hawks, Cleveland triumfoi ndaj Trail Blazers, ndërsa Toronto mori fitoren e pestë radhazi këtë sezon, duke mposhtur Wizards 100-109.

Klan News