Gjykata e Apelit në Tiranë ka refuzuar kërkesën e Robert Kullës për ta liruar nga burgu. Ai u prangos me 30 Gusht nga policia, pas dyshimeve se ishte i përfshirë në grabitjen e bankës së nivelit të dytë në Bllok, në fillim të muajit Gusht.

Në 3 Shtator, Shkalla e Parë vendosi si masë sigurie 1 muaj burg. Togat e zeza argumetuan se për të ndaluarin nuk kanë ndryshuar kushtet dhe koha prej 30 ditësh i nevojitet Prokurorisë për të verifikuar  dyshimet e saj.

Robert Kulla pretendon se ditën kur është grabitur banka ai nuk ka qenë në Tiranë, por me pushime sëbashku me familjen e tij. Sipas dëshmisë së tij, paratë e gjetura në banesë janë nga qiratë e tre bizneseve të cilat ai i ka në pronësi.

Robert Kulla u ndalua nga policia në Tiranë në 30 Shtator, 3 javë pas grabitjes sëbashku me Roland Liti dhe Alan Babameto. Për këtë të fundit ditën e hënë Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg, marrë nga gjykata e shkallës së parë. Ndërsa i arrestuari tjetër për këtë grabitje Roland Liti pritet të dalë para gjykatës së apelit ditën e enjte.

Tv Klan