Gratë e familjes Musha vazdojnë të qëndrojnë të ngujuara në ambientet e kompleksit “Bruno” buzë Lanës. Megjithëse Policia Ndërtimore deklaroi se do të ndërhynte mbrëmjen e së hënës për të ekzekutuar vendimin për prishjen e ndërtesës, fëmijët dhe gratë e ngujuara i kanë bërë policët e ndërtimores të mendohen dy herë. Pronari i kompleksit, Agim Musha, thotë se pa nisur procedurat për shpronësim, ata nuk kanë ndër mend të dalin nga godina të gjallë pasi në të kanë investuar vite të tëra pune. Por, megjithëse është shtyrë ekzekutimi i vendimit mbërritja e fadromave të ndërtimores përpara kompleksit nuk do të vonojë pasi përfaqësuesit e Policisë Ndërtimore duken të vendosur për të përmbushur vendimin e tyre./tvklan.al