“Festivali i zhveshjes” në Japoni është një ndër festat më të mëdha në këtë vend. Megjithëse është një festë tradicionale duket se kohët e fundit po del nga kornizat dhe po i përshtatet modernizimit të kohës. Sipas traditave japoneze që në lashtësi, gratë nuk kanë qenë pjesëmarrëse, pasi për ato ishte e ndaluar.

Kjo festë duket se ishte e krijuar vetëm për burrat, çdo vit në periudhën e dimrit, në të ftohtë, ata dilnin në rrugët e gjithë vendeve vetëm me të brendshme, për të vërshuar drejt foltoreve. Çdo pjesëmarrës përpiqet që t’i afrohen sa më shumë të jetë e mundur një njeriu i cili luan rolin e “shin-otoko”, që sipas traditës japoneze, ai është një “njeri zot” që largon fatin e keq.

Nga njëra anë ky ritual ilustron respektin e palëkundur të Japonisë për traditën dhe trashëgiminë kulturore, por nga ana tjetër është dhe një tregues i trishtë i hendekut dhe diferencës mesa grave dhe burrave. Këmbëngulja për të përjashtuar gratë mbart të gjitha shenjat dalluese të një prej betejave më të mëdha moderne të globit, asaj të pabarazisë gjinore.  

Këtë vit teksa numri i pjesëmarrësve meshkuj po zvogëlohej, për herë të parë u mirëpritën në festë të paktën 41 gra.

“Një arsye për t’i lejuar gratë të marrin pjesë në një festival të tillë tradicional është për shkak të mungesës së burrave,” tha Mikiko Eto, profesoreshë e njohur e specializuar në politikën gjinore në Universitetin Hosei në Tokio.

Megjithëse të veshura, gratë shprehen shumë të entuziazmuara për pjesëmarrjen e tyre në këtë festë tradicionale. Për to kjo është një fitore e një beteje që vijon prej dekadash. Gjithashtu ky mund të jetë një hap para progresit të figurës së gruas që ajo të trajtohet e barabartë me gjininë e kundërt, qoftë në poste qoftë në tradita.

Vitin e kaluar, Forumi Ekonomik Botëror e renditi Japoninë në vendin e 125-të në raportin e tij të Indeksit Global të Hendekut Gjinor, shumë më poshtë se vendet e tjera të G7, si Gjermani, Britania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Japonia u rendit vetëm disa pikë para vendeve të cilat nuk kanë një peformancë të mirë për sa i përket barazisë gjinore të tilla si India dhe Arabia Saudite./tvklan.al