I cilësuar si një destinacion ultra modern mesdhetar, Green Coast është kthyer në një trend, pjesë e së cilit duan të bëhen të gjithë. Nisur nga suksesi i fazës së parë, ai është duke u zhvilluar në një fazë të dytë. I ftuar në një intervistë për emisionin “Habitus” në Tv Klan, drejtori i shitjeve në Balfin Real Estate, Eltion Koçi, na njohu me vazhdimësinë e këtij projekti.

Eltion Koçi: Faza e dytë në Green Coast sjell përvojën më të mirë të studios prestigjioze ndërkombëtare të arkitekturës Emre Arolat. Ashtu si faza e parë edhe faza e dytë në zhvillim, përbëhet nga tipologji të ndryshme vilash dhe apartamentesh, por në këtë rast kemi të bëjmë me një koncept edhe më ‘premium’,  pasi edhe sipërfaqet e banimit janë më të mëdha. Vilat përmbajnë pishina, veranda me pamje nga deti dhe parcela toke të konsiderueshme. Apartamentet janë të tipologjive 1+1, 2+1, 3+1 dhe duplex, duke ofruar të gjitha komoditetet e nevojshme për një jetesë sa më luksoze. Si vilat dhe apartamentet kanë poste të dedikuara parkimi për një komoditet të shtuar për rezidentët, por gjithashtu edhe për vizitorët.

Ndryshe nga faza e parë në Green Coast, që mund të aksesohej nga banorët, faza e dytë do të jetë më gjithëpërfshirëse, pasi ka hapësira më të shumta, argëtuese, të cilat janë të pozicionuara në vendndodhje të ndryshme në të gjithë këtë zhvillim të ri.

Green Coast është konceptuar si një projekt ‘mixed use’, ku krahas zonës rezidenciale përfshihen 7 hotele me 5 yje, shëtitore buzë detit, 2 sheshe qendrore, 1 qendër tregtare, në total 100 njësi shërbimi, 46 dyqane dhe restorante nga brandet më të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare, duke ofruar kështu një eksperiencë të plotë, me një gamë të gjerë shërbimesh në 360 gradë. /tvklan.al