Evropiani i futbollit nuk di të pushojë duke zhvilluar sot ndeshjet e dyta të grupit D.

Suedi-Spanjë në ora 18:00 në Insbruk dhe Greqi-Rusi në 20:45 në Salzburg janë sfidat që mund të përcaktojnë edhe ekipin e parë çerekfinalist.

Më e rëndësishme shfaqet ndeshja midis iberikëve dhe nordikëve, të cilët e kanë fituar takimin e parë.

Suedia e drejtuar nga Lager Bak, pritet t’i japë mundësinë një lojtari të ri si Sebastian Larson si zëvendësues i të dëmtuarit, Vilemson.

Nga ana tjetër trajneri i Spanjës Aragones nuk ka ndërmend të ndryshojë gjë nga ekipi që mundi 4 me 1 Rusinë.

Kjo do të jetë përballja nr.13 mes tyre ku spanjollët kanë dalë me kokën lart nga fusha pesë herë, ndërsa suedezët në tre raste.

Suedia është skuadra me moshën mesatare më të lartë në këtë turne, 31 vjeç e tre ditë. Më delikate paraqitet gjendja në takimin tjetër Greqi-Rusi pasi një gabim kushton shumë për kualifikimin në turin tjetër.

Rehagel pritet të aktivizojë sot një ekip më sulmues për të shpëtuar kampionët e aktivitetit në fuqi.

Rusia mban gjallë shpresën për të patur në një takim vendimtar sulmuesin Pavlinçenko, i cili pasi pësoi një dëmtim në kofshë u rikthye në stërvitje të premten.

Rusët e shohin veten më të favorizuar nga statistikat duke u ndalur edhe në ndeshjen e fundit me grekët të fituar 4 me 1 katër vite më parë në finalet e Euro 2004./tvklan.al