Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Shoqata Kombëtare e Radio Televizioneve dhe forumi shqiptar i mediave të lira, do të bashkëpunojnë me Këshillin Kombëtar të Radio Televizionit, që të bëhen ndryshimet e nevojshme në ligjin ekzistues për radiot e televizionet publike e private në Shqipëri. Kështu ka deklaruar Halil Lalaj, kryetar i grupit parlamentar të medias, përpara gazetarëve.

Ligji për radiot e televizionet publike e private në Republikën e Shqipërisë dhe plotësimet mbeten dokumentet më të rëndësishme bazë, mbi të cilat të ngrihet një rrjet i gjerë transmetuesish kryesisht të radiove dhe televizioneve, theksohet në deklaratën e përbashkët të Lalaj dhe Kokëdhimës. Dëshira për bashkëpunim që ka pushtuar shoqatën kombëtare të radio e televizioneve private dhe forumin shqiptar të mediave të lira me KKRT, duket se do të mbetet një proces i diskutueshëm vetëm për parlamentin e ardhshëm shqiptar./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori