Boksieri sirian i bashkohet mjekëve në spital

E kishit menduar që koronavirusin ta mposhti me anë të grushtave? Epo këtë duket se ka zgjedhur të bëj ky mjek sirian. Si një boksier profesionist, ai ka vendosur që ta sfidojë këtë armik të padukshëm ashtu siç di më mirë: me grushta.

Ky është Ammar Ahmad Merie që me teknikën e tij ngjall guxim dhe shpresë tek një botë që prej 100 ditësh po përballet me pandeminë e koronavirus.

Ai shihet teksa lëshon grushta në ajër menjëherë sapo përfundon ndërhyrjen kirurgjikale në një prej spitaleve të Damaskut, ku shërben në ndihmë të kolegëve të tij mjek.

Veprim që ka fituar admirimin e rrjetit, duke u bërë virale brenda pak minutash. Merie duhej të ishte duke zhvilluar seancat e fundit stërvitore në prag të marrjes pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ku do të përfaqësojë flamurin sirian.

Por me shtyrjen e tyre, ai ka gjetur një tjetër rival për të treguar cilësitë, virusin Covid-19.

Klan Plus