Çështja e pronave zgjidhet me referendum. Guvernatori i Bankës së Shqiprisë Shkëlqim Cani deklaroi se kostoja e kompesimit të pronave, sipas ligjit të miratuar në komisionet parlamentare, është e papërballushme për buxhetin e shtetit si dhe krijon konfuzion. Cani sugjeroi që për këtë çështje të merret parasysh vullneti i popullit.
Shkëlqim Cani: “Unë nuk e kuptoj që me tatim-takstat, që grumbullohen nga të gjithë ne, u dashkërkan paguar ish-pronarë apo pronarë të rinj. Pra tërë të , të fituar ka ish-pronarë, pronarë të rinj dhe të humbur, ka vetëm një shtresë tjetër, që është jashtë ktyre të dyve. Më duket paksa jo shumë e saktë dhe rruga më e mirë që unë do t’preferoja, do të sugjeroja, nuk më ka pyetur kush, as edhe nuk kam ndërmënd që me ktë sugjerim të më pyesë kush, por unë do të sugjeroja referendumin me tre-katër pyetje, populli le të ndajë si të gjykojë më të mirën.”
Guvernatori deklaroi se është kundër pagesës së dwmshpërblimeve të të përndjekurve poltikë me paratë e bankës së kursimeve.
Shkëlqim Cani: “Në një dokument të firmosur nga kryeministri, ministri i financave dhe guvernatori, pra në marrëveshje me FMN-në, pothuajse është rënë dakord se si do të përdoren fondet nga privatizimi. Marrveshja ka qënë që fondet do të përdoren për shlyerje borxhi dhe për investime në ekonominë shqiptare kryesisht.”
Cani shprehu shqetsimin e tij për rritjen e mundshme të inflacionit pas rritjes së çmimit të bukës dhe të energjisë. Për vitin dy mijë e katër, Banka Shqiprisë do të synojë një rritje ekonomike prej gjashtë përqindësh dhe inflacion në nivelet dy deri në katër përqind. /tvklan.al