Skënderbeu pret Laçin në Korçë në takimin e javës së 6 të Kategorisë Superiore. Bardhekuqtë janë në kërkim të një fitoreje, ndërsa kanë humbur dy ndeshjet e fundit.

Trajneri Ivan Gvozdenoviç e di se skuadrën e pret një përballje delikate, pavarësisht se kurbinasit gjenden të fundit në renditje, me tre pikë, 1 më pak se sa korçarët.

“Tekniku i bardhekuqve nuk ka në plan që të bëjë ndryshime, por planifikon që ta rreshtojë në fushë ekipin me skemën ofensive 4-3-3.”

Gvozdenovic e bën të qartë se ekipi ka si objektiv vetëm tri pikët.

“Skënderbeu në 5 takime ka shënuar gjashtë gola dhe është ndëshkuar tetë herë.”

Ndërsa Laçi është ekipi me ofensivën më të dobët, me vetëm dy rrjeta, por edhe me mbrojtjen me performancën më të mirë bashke me Elbasanin, me ekipet që janë ndëshkuar 4 herë.

Kurbinasit ende nuk e kanë gjetur fitoren në këtë vit futbollistik.

Klan News