Mbrëmja e të premtes shënoi inaugurimin e të parës dhe të vetmes qendër lifestyle në Shqipëri, La vista. Falë një investimi prej 16 milion €, kryer nga grupi BALFIN, La Vista, ka hapur dyert për të gjithë vizitorët, banorët dhe ata që kalojnë pushimet në Green Coast.

Në La Vista mund të gjenden shumë bare dhe restorante me kuzhinë mesdhetare dhe tradicionale, të markave të njohura si Salt dhe Ceren. Gjithashtu, kjo qendër ofron dyqane me produkte artizanale, butikë të luksit si Aquamarine Firenze, KOA Multibrand, Lollipop night club si dhe Mon-Cheri coffee shop.

Për ata që duan të qëndrojnë në formë, do të ketë një qendër të mirëfilltë sportive me sporte si padel, tenis, basketboll dhe një palestër të kompletuar. Në La Vista mund të gjendet edhe një lavanderi eco-friendly. Në ceremoni ishin prezentë personalitete të shquara të fushave të ndryshme si dhe presidenti i grupit, z. Samir Mane.

Samir Mane – President i BALFIN Group: Kjo gjë ishte e munguar në jugun e Shqipërisë dhe imagjinoni një Green Coast, tashmë e shihni akoma në ndërtim, pjesa e parë ka mbaruar, 7 hotele me yje, nga të cilat 4 janë në ndërtim. Ju garantoj që Green Coast do të jetë padyshim një nga qendrat më të rëndësishme të Mesdheut për turizëm.

Ndërkohë, Satbere Hoxha, CEO e Balfin Asset Management & Hospitality theksoi rëndësinë e  partneritetit me brande të njohura të cilët janë pjesë e La Vista.

Satbere Hoxha, CEO e BALFIN Asset Management & Hospitality: Në La Vista mund të gjeni shërbime nga më të ndryshmet, siç janë ata të kulinarisë dhe argëtimit. Mund të zhvilloni një ndeshje padel, ose tenis, me një pamje unike, siç të ofron vetëm Green Coast. Gjithashtu klubi i natës më i madh që ndodhet në jug të Shqipërisë, por edhe më tej, i cili ka një kapacitet prej 800 personash.

Ajo që e bën La Vista unike është stili arkitekturor i frymëzuar nga vendbanimet romake mesdhetare, të cilat theksojnë rëndësinë e bashkëveprimit harmonik njerëzor. Është shumë e lehtë të vizitosh La Vista, pasi aty gjendet një parking nëntokësor ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe.

Tv Klan