Pasditen e sotme në afërsi të fshatit Arshilengo të Gjirokastrës ka rënë zjarr në ambientet e një tregu shumice.

Menjëherë për në vendngjarje u nisën efektivët zjarrfikës të repartit të Gjirokastrës pasi zjarri mori përmasa të mëdha dhe si pasojë e ndikimit të erës.

Fatmirësisht, zjarri u vu në kontroll dhe nuk solli dëme në tregun e shumicës. U punua deri në shuarjen e plotë të flakëve./tvklan.al