Korporata Elektroenergjitke deklaron se është në gadishmëri për të menaxhuar situatën e jashtëzakonshme të reshjeve pranë hidrocentraleve. Drejtori i KESH-it Andis Harasani deklaroi gjatë një konference për shtyp se gjendja mbetet problematike. Aktualisht është hapur për shkarkim një portë për hidrocentralin e Fierzës.
Andis Harasani: “Situataa, situata vazhdon të jetë shumë kritike, niveli në Fierzë sapo ka kaluar dy qind e nëdhtetreshin, ne jemi të detyruar që për disa orë të hapimë portat në Fierzë, ta bëjmë disa shkarkime të vogla në Fierzë çka do reflektojë në shkarkime në Vaun e Dejës në rreth një mijë e dyqind-një mijë e dyqind e pezjetë metro. Ajo që di është që ne kemi marrë të gjitha masat që të evitojmë çdo lloj katastrofe dhe çdo lloj problemi. Detyra jonë kryesore është që të mbrojmë veprat hidroenergjitike si dhe të mbrojmë popullsinë e zonës.
Sipas drejtorit Harasani, hapja e protave është bërë konform të gjithë rregullave dhe synon mbrojtjen e veprave hidroenergjitike. /tvklan.al