Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka deklaruar se është shkurtuar koha e shërbimeve konsullore online.
Hasani në mesazhin e tij këshillon ata që kanë humbur dokumentin e udhëtimit ose ju ka përfunduar afati i vlefshmërisë të aplikojnë online në platformën e-albania për shërbimin “LEJE KALIMI” në misionin diplomatik dhe postin konsullor të RSH-së më të afërt.
Igi Hasani fton qytetarët qe te aplikojnë për vërtetim për vetëdeklarim edhe ne rastet e dëmtimit apo bllokim të dokumenteve në ambasadë apo konsullatë.
Dokumenti gjenerohet brenda 3 ditësh. Pas aplikimit qytetari merr njoftimin në e-mail mbi statusin “pranuar”, udhëzimet mbi dokumentacionin, numrin e llogarisë për pagesën e tarifës së shërbimit 30-euro ose shuma e barazvlefshme me monedhën vendase.
Nëse ka parregullsi qytetari merr njoftimin për plotësimin e dokumenteve apo të të dhënave sipas udhëzimeve brenda 10 ditëve. Afati i vlefshmërisë, sipas rrethanave është 10 ditë deri në 6 muaj për raste të veçanta.
Qytetari ka 20 ditë kalendarike kohë për të përcjellë dokumentacionin origjinal në Ambasadë/Konsullatë ose paraqitjes fizike, për minorenët dhe personat që nuk identifikohen.
Kur aplikohet për fëmijë, fëmija duhet të paraqitet në përfaqësi të paktën me njërin prind ose kujdestarin ligjor. Në rastet e paraqitjes me njërin prind duhet pëlqimi i prindit tjetër (nëpërmjet një deklarate noteriale ose një deklarate para nëpunësit të gjendjes civile, të firmosur dhe të vulosur nga këta nënpunës.
Një rast përjashtimi bëhet dhe për arsye të forta shëndetësore, kur personi nuk mund të paraqitet në përfaqësi. Në këtë rast kërkesën e bëjnë familjarët ose për këtë paraqesin deklaratë përfaqësimi dhe dokumente të tjera bindëse. sipas mundësive, konsulli shkon dhe bën verifikimin në spital apo në vendin ku ndodhet i sëmuri.
Klan News